Pas një viti të vështirë siç ishte 2010-a, këngëtari George Michael ju rikthye skenës për të rehabilituar karrierën e tij muzikore dhe duket se ia ka arritur.

Ai sapo ka përfunduar koncertet e tij në disa shtete të rëndësishme të Europës, si Poloni, Itali, Danimarkë dhe Gjermani. Por një ndër koncertet që e ka cilësaur si të jashtëzakonshëm ishte ai i mbajtur në Royal Albert Hall në Londër, si pjesë e “Symphonica: The Orchestral Tour” këtë 25 tetor.
Sapo është ngjitur në skenën e këtij koncerti, këngëtari ka përshëndetur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur mëse 41 pjesët muzikore, dhe e ka cilësuar këtë javë të “mahnitshme” dhe tërësisht një përvojë ndryshe nga gjithçka e deritanishme në karrierën e tij.

“Kjo është gjithçka unë kisha ëndërruar. Gjithçka sonte është fantastike”, ka rrëfyer këngëtari George Michael për fansat e tij në këtë koncert unik.

Në këtë koncert ai interpretoi këngë nga albumet e tij më të suksesshme, përfshirë edhe “Through”, “Patience” apo “My Baby just Cares for Me”.

“Ndjej veten të bëhem çdo natë një artist më i mirë, dhe kjo falë jush sepse ndjej që e doni muzikën time dhe kjo më detyron në një farë mënyre që të përmirësohem në performancë”, vijoi rrëfimin e tij këngëtari.

George Michael ka folur gjithashtu edhe për planet e tij të së ardhmes të afërt. Ai përmendi edhe në këtë koncert, planet e tij për një projekt të rëndësishëm, atë të realizimit të një albumi elektronik.

Pas këtij koncerti jo pak emocionues, turneu i këngëtarit Goeorge Michael do të vijojë me të tjera koncerte në skenat e Britanisë së Madhe, në Cardiff, Liverpool, Sheffield, Newcastle, Glasgow, Birmingham dhe Manchester.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA