Samiti kundër krizës së Euros

26/10/2011 00:00

Liderët e Bashkimit Europian mblidhen për një samit emergjence në
Bruksel, i projektuar të finalizojë detajet e planit për frenimin e
krizës së borxhit të Eurozones.

Bisedimet pa rezultat te fundjaves jane fokusuar mbi nje marreveshje qe detyron bankat te sigurojne kapital për të kompensuar humbjet e ardhshme. Një tjetër pikë kyce e takimit është diskutimi mbi shtimin e fondit të dorezanise për vendet në telashe të zonës së Euros.

Frika me e madhe e momentit eshte se kriza greke mund te perhapet edhe ne Itali e Spanje. Perpara nisjes se takimit, Romes iu kerkua te paraqese detajet e planit te saj anti-krize. Koalicioni qeverises i Silvio Berlusconi-t arriti nje ujdi te minutes se fundit mbi reformat ekonomike, qe perfshijne edhe ceshtjen nevralgjike te rritjes se moshes se pensionit. Partneri i tij i koalicionit, kreu i Liges se Veriut Umberto Bossi, deklaroi te marten ne mbremje: “Me ne fund, e gjetem nje rruge. Tani te shohim c`do te thote Europa”.

Ajo qe pritet sot nga pjesa e dyte e takimit të nivelit të lartë eshte te rezultoje ndoshta me një kompromis te trefishtë, i cili nuk do të sjellë zgjidhje përfundimtare, por do të blejë disa muaj kohë: për Greqinë mund të arrihet kompromisi per nje falje të pjesshme të borxheve, e cila permbush disa prej nevojave greke dhe ruan nga ana tjeter bankat franceze. Kapitali vetjak i bankave do të ngrihet në atë masë, sa ato t’i mbijetojnë një falimentim grek, por nuk do te mjaftonte per t’i bere balle nje paaftesie te Italise per te shlyer borxhet e saj. Fondi i shpëtimit EFSF do të zgjerohet, e prape jo në atë masë sa të rivendosë besimin e investitoreve anembane botes per sa i takon zones se monedhes se perbashket. Pikat kryesore te perplasjes jane ato mes dy fuqive me ne ze te Eurozones: Gjermanise dhe Frances. Kjo e fundit kerkon te perdoren parate e Bankes Qendrore europiane per rritjen e fondit te mekanizmit europian te shpetimit, ide e bllokuar nga kancelarja Merkel, e cila nuk eshte e gatshme ta zgjidhe krizen e likuiditeti permes BQE-se.

Samiti për fatin e Euros

Ky i së mërkurës është një ‘deadline’, të cilin Eurozona nuk ia lejon dot vetes ta humbase. Por ne oret e para te se enjtes, do te zbulohet perfundimisht sesa para jane arritur te grumbullohen ne perpjekjet per te frenuar krizen e borxhit, qe po perhapet ngadale nga periferite e Europes ne zemer te saj. Cfaredo te vendosin, cfare te thone, lidereve europiane nuk do t`u duhet te presin gjate per te pare reagimin e pjeses tjeter te botes.

Pak ore pas konferences permbyllese te samitit, tregjet aziatike, europiane dhe amerikane do te japin verdiktin e tyre. “Shume pak mendojne ne te vertete se paketa finale do te jete “ajo bazuka e fuqishme”, qe pretendon kryeministri britanik David Cameron”, thote BBC.

Per cdo rast, natyra e marreveshjes qe do te vuloset, ka per te treguar nese partneret europiane, sidomos Gjermania, do te kene vullnetin dhe aftesine ta mbajne te bashkuar zonen e euros. Ky mund te jete nje prej takimeve me domethenese ne historine e Bashkimit Europian. Nga moria e ceshtjeve qe kerkojne zgjidhje, ekspertet financiare presin pergjigje te sakta per keto tre pika kyce:

1.Zgjerimi i fondit te shpetimit per mbrojtjen e Italise dhe Spanjes

Europa ka deshperimisht nevoje per te stabilizuar borxhin spanjoll e ate italian, ne menyre qe te arrije t’i binde investitoret se aksionet e tyre jane te sigurta. Kjo per faktin e thjeshte se Italia llogarit gati 25% te borxhit europian dhe Spanja 9, shume larg 7 perqindeshit qe perbejne Greqia, Irlanda dhe Portugalia te marra se bashku.

2. Reduktimi i borxhit masiv grek

Vendet e Eurozones mund te bejne nje tentative te fundit per t`i shtyre huadhenesit te shkurtojne deri ne 60% te vleres se borxheve te tyre. Raporti i fundit i trojkes sugjeronte se borxhi grek mund te zvogelohej deri ne fund te 2020-tes nese aplikohet nje ulje e huave me 50%.

3.Rikapitalizimi i bankave me te dobeta

Ky samit nuk ka te beje vetem me shpetimin e vendeve qe nuk shlyejne dot borxhet e tyre. Ai eshte edhe per bankat qe i kane dhene hua ketyre vendeve. Shpetimi i kushtueshem i Dexias eshte ne mendjen e te gjitheve. Sa me e madhe “qethja” e imponuar mbi bankat europiane qe kane probleme me huamarresit, aq me e madhe mundesia e mbijeteses. ky eshte nje samit emergjence, por mund te shihet edhe si pike-kthese per vete Bashkimin Europian, duke prodhuar nje lloj centralizimi qe ne menyre te pashmangshme do te ngushtoje hendekun mes anetareve dhe vendeve jashte eurozones.

Top Channel