Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Në një ditë të vetme jeta mund të përmbyset si me katapultë. Edhe fiziku më shëndet-plot, befas i lëshohet pushtetit të një force të dytë brenda vetes, që nuk ruan kontroll.
Kjo është sëmundja e parkinsonit. Simptomat e një patologjie që shfaqen beftas një ditë, por që avancojnë me kohën, deri në zotërimin total të komandave të trupit. Ai prek nervat e trurit deri në hipotalamus, çka shkakton kaos total në veprimtarinë dhe memorien e personit të prekur.
Parkinsoni është sëmundje e të gjitha shtresave: të pasurve dhe të varfërve, prek meshkujt dhe femrat, madje edhe pse konsiderohet patologji e moshës së tretë, mund të shfaqet më herët. E konsideruar ndryshe, paralizë e lëvizshme, ajo eshte sot një ndër sëmundjet neurologjike më të përhapura.
Të gjithë e kemi parasysh transformimin e boksierit amerikan Muhammad Ali prej kësaj sëmundjeje. 69-vjeçari, një nga figurat më legjendare të sportit në botë, i shquar vecanërisht për fizikun e tij, sot vuan nga një çrregullim i madh trupor e që e bën të mos ketë më nën kontroll lëvizjet e tij, por jo vetëm.
Nën të njëjtat simptoma jeton edhe atleti i famshëm nga Zejlanda e Re, Johny Walker.
Akoma më i ri në moshë, por jo më pak i famshëm, aktori Hollivudian Michael J. Fox është prekur nga parkinsoni. 50- vjeçari vuan prej kësaj sëmundjeje që në vitin 1991 dhe përparimi i saj e ka bërë që të ndërpresë në mes karrierën në vitin 2000.
Papa Gjon Pali II, i ndarë nga jeta 6 vjet më parë, vitet e fundit të jetës i ka kaluar nën lëngatën e parkinsonit. Madje në daljet e tij publike, të gjithë e kemi në kujtesë vështirësinë me të cilin ai artikulonte, jo për shkak të moshës, sa të çrregullimit parkinsonik. ( 1920 – 2005)
Mes personaliteteve që sot nuk jetojnë më, Salvador Dalí, artisti i famshëm i pikturave surreale ka qenë prekur nga parkinsoni. (1904-1989) Të njëjtin fat ka pasur edhe aktorja britanike, e lakuar veçanërisht për bukurinë e saj Deborah Kerr (1921-2007). Ish-presidenti palestinez, Yasser Arafat gjithashtu vuante nga këto çrregullime. (1929–2004). Por kujt mund t’ia merrte mendja se edhe Adolf Hitleri, njeriu që me ngulm tentoi të pushtojë botën u zaptua prej kësaj sëmundjeje. (1889 – 1945).
Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi që iu dorëzua pushtimit të një çrregullimi nervor, që nis me kufizime në lëvizje dhe artikulim, e përfundon me shkatërrimin total të trurit. Sipas te dhënave numri i njerëzve në botë me Parkinson shkon afërsisht 1 milion të prekur. Ku çdo vit diagnostikohen rreth 50 mijë raste të reja.
Top Channel