Qeveria e Kosovës përkrah KFOR-in dhe EULEX-in në veprimet e tyre në veri, por kërkon një dinamikë më të përshpejtuar për heqjen e barrikadave.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, i cili ka theksuar se zhbllokimi i rrugëve do të bëhet pa kompromis.

Gjithashtu, Kuci është shprehur se qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me serbët e veriut, por jo me strukturat paralele serbe që veprojnë atje.

“KFOR po bën një punë të mirë në veri, por duhet të veprohet më shpejt”, ka deklaruar Kuci pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, nesër qeveria e Kosovës, konkretisht kryeministri Thaci, do të përballet me një interpelancë në Parlament, pikërisht për situatën në veri.

Lidhur me këtë, Kuci ka theksuar se qeveria është e gatshme për të bërë debat dhe për të pranuar cdo vendim të legjislativit.

Ndërsa përsa i përket dialogut me Serbinë, numri dy i ekzekutivit ka shtuar se Kosova i respekton të gjitha detyrimet, ndërsa qëndrimi i Serbisë do të varet nga SHBA dhe BE që mbikëqyrin procesin.

Që prej së enjtes, kur KFOR-i filloi aksionin për largimin e barrikadave në magjistralen e Adriatikut, apo në rrugën Mitrovicë–Zubin Potok, që con në pikë-kalimin kufitar 31 në Bërnjak, kjo nuk ka ndodhur ende.

Nga ana e saj, komanda e KFOR-it deklaroi të martën se është e papranueshme vendosja e kushteve për lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA