Në Greqi, problemet ekonomike të vendit po shoqërohen me ashpërsimin e politikave kundër emigrantëve të paligjshëm.

Duke cituar ministrin grek te punes, Jorgos Koutroumanis, Zeri i Amerikës thote se autoritetet ne vendin tone fqinj do të zbatojnë masa të reja ndëshkimore për emigrantët e paligjshëm.

Mbi ta do te vendosen gjoba deri në 5 mijë euro apo mund te denohen dhe me 6 muaj burgim, nëse kapen duke punuar pa dokumentacionin e duhur. Statistikat e Ministrisë greke të Punës tregojnë se arka e shtetit pëson një humbje prej afro 8 miliardë eurosh nga pagesat e sigurimeve sociale, si rezultat i punësimit të klandestineve.

Sindikata më e madhe e Greqisë llogarit se në vend ka të paktën 500 mijë emigrantë të paligjshëm në marrëdhënie pune. Në përpjekje për të rritur grumbullimin e të ardhurave për shtetin, autoritetet kanë marrë këtë vit masa edhe kundër pagesave me para në dorë. Edhe për shërbime të tilla si pastrim, punë me mëditje, etj, autoritetet kërkojnë që pagesa të bëhet përmes çekut për të shmangur evazionin fiskal dhe mospagimin e sigurimeve shoqërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA