
E ka quajtur vajzën e saj Heaven, që në shqip përkthehet parajsë dhe duke gjykuar nga fotot, nuk është e vështirë të kuptosh zgjedhjen e emrit nga aktorja e famshme hollivudiane, Jessica Alba.
30-vjeçarja u fotografua në një park duke ushqyer me përkujdesjen dhe dashurinë më të madhe vajzën 2-muajshe, në të njëjtën kohë që fëmijë i saj i parë, 3-vjeçarja Honor, luante në një park lojrash.
Nënë e dy fëmijëve, e martuar me producentin e filmave Cash Warren, Alba dukej po aq tërheqëse si gjithmonë, ndërsa ishte veshur me një fustan të gjatë dhe çizme të përshtatshme për stinën e vjeshtës.
Ndërkoghë, në Hollivud kanë filluar të qarkullojnë zërat se Alba mund të bëjë rikthimin e saj të bujshëm në kinematografi duke marrë pjesë në serinë e dytë të “Sin City 2”.
Për të gjithë të dashuriarit pas 30-vjeçares, është paralajmëruar që në film do të jetë edhe një kërcim jashtëzakonisht joshës i aktores.
Top Channel