“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet…
Tifozët e “Sorcida Sanxhak”, skuadër e qyetit të Novi Pazarit në Serbi, kanë brohoritur pro pavarësisë së Kosovës. Ata kanë shpalosur në stadium parrull si “Kosova jashtë Serbisë” e shumë të tjera në mbështetje të Kosovës së pavarur.
Lajmi pasqyrohet nga mediat serbe, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në përballen që skuadra vendase ka patur me skuadrën beogradase, Cervena Zvezda. Tifozët miq janë kundërpërgjigjur po me parrulla nacionaliste, ndërkohë që lojtarët e Cervena Zvezdës kanë reaguar duke thënë se të tilla parrulla dhe thirrje nuk duhet të tolerohen nëpër stadiume dhe shteti duhet të arrestojë autorët për thyerje të rendit kushtetues.
Novi Pazari është një qytet në jug të Serbisë, pjesë e një krahine që kufizon me Malin e Zi dhe Kosovën.
Top Channel