Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë.

Dy fëmijët e familjes Thaçi, 3 dhe 5 vjeç nuk arritën t’i shpëtonin flakëve që përfshinë banesën e tyre.   

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se gjithçka ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Nuk raportohet që dy fëmijët kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre në çastin e rënies së zjarrit. Policia po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.       

Top Channel