Eddie Murphy po mundohet t’i mbajë ulët pritshmëritë mbi performancën e tij si prezantuesi i çmimeve Oscar në vitin 2012.
Aktori 50-vjeçar tha me shaka se njerëzit duhet të presin një performancë të dobët nga ai më 26 shkurt 2012.
“Njerëzit thonë që unë jam më i përshtatshmi për prezantimin e mbrëmjes së çmimeve Oscar. Unë po ju them se atë natë do të jem prezantuesi më i keq në historinë e këtyre çmimeve”, tha Murphy në një intervistë për ‘Entertainment Tonight’.
“Unë vetëm sa do të ftoj në skenë aktorët dhe do të shikoj drejt tek kamera. Do të vesh një kostum bojëqielli dhe në fund të mbrëmjes do të urinoj para 1 miliardë spektatorëve. Do jem skandaloz”, shtoi duke qeshur aktori, i cili po promovon filmin ‘Tower Heist’, ku është protagonist edhe Ben Stiller.
Top Channel