Milosh Simovic dhe Sretko Kallinic, dy anëtarët e klanit të Zenuni-t, të arrestuar vitin e kaluar në Kroaci, janë shpallur fajtorë dhe trupi gjykues ka konfirmuar vendimin prej 30 vjetësh burg, për pjesëmarrjen në vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç.

Simoviç dhe Kalliniç kanë qenë anëtarët e famshëm të këtij klani, që u zbuluan në arrati, vetëm pasi ishin zënë mes tyre, për një aferë dashurie që Kalliniç kishte me gruan e kolegut të tij të krimit.

Ata kishin shkuar në Kroaci dhe atje ushtronin punët e tyre të  tmerrit, ndërsa kur janë ekstraduar në Beogard kanë rrëfyer shumë prapaskena të vrasjeve politike në Serbi, që kanë nxitur shpesh tensione.

Përveç vrasjse së Gjingjiç, ata kanë marrë pjesë edhe në shumë krime të tjera.

Avokatët kanë paralajmëruar se pas konsultimit me klientët e tyre, do të parashtrojnë ankesa. Avokati i Kalliniç ka rrëfyer se gjykata nuk ka pasur guxim ta lirojë atë, për shkak se i tërë porcesi do të përsëritej.             

Top Channel