E shpërqendruar dhe e dobësuar më shumë se kurrë, Demi Moore u shfaq për herë të parë në publik me bashkëshortin Ashton Kutcher, që prej zbulimit të tradhëtisë së aktorit.
Megjithatë, të dy ruajtën distancat, ndërsa udhëtuan nga banesa e tyre në Los Anxhelos, për në një qendër këshillimore, në Beverli Hills.
Pamja e re “skeletike” e 48-vjeçares shkaktoi bujë një javë më parë, kur ajo u paraqit e vetme në premierën e një filmi. Ekziston frika se aktorja mund të ketë rënë në ndonjë gjendje anoreksie, e cila mund të shkaktojë dëmtime serioze në shëndetin e saj.
Nga ana e tij, Kutcher u shfaq gjatë javës me një pamje jashtëzakonisht të lënë pas dore, ndërsa i kërkoi mediave nëpërmjet një video që të tregoheshin më korrekte dhe të mos jepnin lajme të pavërteta rreth tij.
Top Channel