Askush nuk e ka idenë se çfarë po ndodh me të vërtetë në Siri, deklaroi Mbreti i Jordanisë, Abdullah, ndërsa pranoi se ndien “një shqetësim të thellë” për mënyrën se si mund të shkojnë gjërat atje.
“Nuk e di nëse ka ndonjë njeri në rajon ose në botë që mund të dijë se si të përballojë çështjen siriane”, u shpreh udhëheqësi jordanez. “Jam shumë i shqetësuar për atë që mund të ndodhë në të ardhmen atje”.
Mbreti shtoi se është përpjekur të kontaktojë vetë me presidenti Al-Assad, por nuk ka patur rezultate në bisedime. “Kam folur dy herë me të dhe i kam dërguar shefin e shërbimit të oborrit në disa raste, por asnjëherë nuk është treguar i gatshëm të flasë për problemet e vërteta. Në këto kushte, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përpiqemi të mbajmë të hapura kanalet e komunikimit, nëse një ditë do të jetë ai që do të kërkojë të bisedojmë”, shtoi Abdullah II.
Duke folur për CNN gjatë Forumit Ekonomik Botëror, Mbreti i Jordanisë shprehu gjithashtu dyshime të forta rreth vullnetit të vërtetë të Izraelit për bisedimet e paqes me palestinezët.
Top Channel