Hugh Jackman është bërë i famshëm me interpretimin e Wolverine në filmin X-Men, ndërsa për momentin filmi i tij më i fundit ‘Reel Steel’ po korr fitime të mëdha në kinematë e të gjithë botës.
Por, duket se aktori australian është shumë më i butë në jetën e përditshme. 43-vjeçari ka hapur një lokal ku shërbehet vetëm kafe dhe çaj.
Por jo vetëm kaq. Jackman ka rrëfyer se vite më parë qante gjithmonë sa herë që dëgjonte këngën e Lionel Richie, ‘Penny Lover’. Arsyeja ishte se në adoleshencë kishte një të dashur me emrin Penny që i theu zemrën.
“Isha 16 vjeç dhe ishte një eksperiencë e keqe për mua”, theksoi australiani.
Aktualisht, Jackman është i martuar me Deborah Lee Furness dhe ndihet i lumtur: “Martesa me të ishte gjëja më e mirë që kam bërë në jetë.”
Tashmë, vajza me emrin Penny duhet të jetë duke shkulur flokët.
Top Channel