Giulia Sarkozy Bruni sheh Parisin

24/10/2011 09:35

Katër ditë pas lindjes, vogëlushja Giulia Sarkozy Bruni ka parë për herë të parë Parisin.

Carla Bruni, bashkëshortja e presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka dalë nga klinika La Muette të dielën ku ishte shtruar për lindjen e foshnjes.

Në kohën që Bruni po kthehej me vajzën në shtëpi, babai Sarkozy po përpiqej të rregullonte problemet ekonomike të Europës.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka përshkruar lindjen e vajzës së tij si “një gëzim të thellë”, por edhe “privat”.

Vajza,fryt i lidhjes se Sarkosy me ish-modelen Carla Bruni, lindi natën e së mërkurës në një klinikë të Parisit.

Presidenti francez ka edhe tre fëmijë të tjerë, tre djem, nga dy martesat e mëparshme të tij.

“Lindja e vajzës është një gëzim shumë i thellë, më i thellë se të tjerët sepse është një gëzim privat”, u shpreh Sarkozy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA