Cristiano, 11 tripleta me fanellën e Real Madrid
24/10/2011 14:55
Cristiano Ronaldo, me tregolëshin e tij ndaj Malagës, arriti Messin e Barcelonës në kuotën e 10 golave në kryesimin e golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll të futbollit.
Gjithashtu, kjo është e njëmbëdhjeta herë që portugezi i Real Madrid arrin të realizojë 3 gola në një ndeshje me fanellën e bardhë të ekipit spanjoll. Në dhjetë raste tripletat janë realizuar në kampionat, ndërsa vetëm një në Kupën e Mbretit.
Në këtë renditje të veçantë tregolëshash, sulmuesi madrilen renditet i katërti pas Di Stefano (27 tripleta), Puskas (17) dhe Messi (12).
Cristiano Ronaldo ka luajtur 102 ndeshje me Real Madrid duke shënuar 98 gola. Këtë sezon portugezi ka realizuar 10 gola në 8 ndeshje.
Top Channel