Dritëro Agolli vlerësohet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Jakup Ceraja” me qendër në Mitrovicë.
Një grup shkrimtarësh dhe artistësh të ardhur posacërisht nga Kosova, vizituan shkrimtarin në banesën e tij.
Ata e uruan Dritëro Agollin me rastin e 80-vjetorit të lindjës, si dhe i dorëzuan atij cmimin për krijimtarinë e vecantë letrare.
Autori i disa prej veprave më në zë të letërsisë shqipe, si romanët “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”, apo “Njeriu me Top”, falenderoi mysafirët nga Kosova për vlerësimin e bërë për punën e tij.
Mbi 60 vjet krijimtari, vepra e Dritëro Agollit ka lënë gjurmë në historinë e kulturës shqiptare, por jo vetëm.
Për një kohë të gjatë ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ndërsa veprat e tij janë përkthyer dhe lexuar në shumë vende të botës.
80-vjetori i Agollit u kremtua më 13 tetor, në një ceremoni të mbajtur në selinë e Akademisë së Arteve, ku u vlerësua maksimalisht figura e tij.
Ndërsa një ditë më vonë, shkrimtari i madh e festoi atë me deputetët e Partisë Socialiste, të cilëve u ofroi këshillat e tij për rolin e opozitës.
Top Channel