Sjellja e Lindsay Lohan e ka shqetësuar shumë babanë e saj.
Aktorja rrezikon të përfundojë sërish në burg pasi ka shkelur rregullat e
lirisë me kusht duke u përjashtuar nga vendi ku duhet të kryente
shërbim për komunitetin. Arsyeja ishte vonesa e përsëritur në punë.
“Lindsey duhet të hyjë në rehabilitim për një vit sepse ka nevojë për një kujdesje të zgjatur”, shprehet prindi, i cili dyshon se vajza e tij konsumon kokainë.
“Dhëmbët e saj janë si të një personi që pi jo vetëm marijuanë, por edhe kokainë”, deklaron babai i shqetësuar.
Lohan është përjashtuar nga qendra për gratë me të ardhura të pakta në Los Angeles, ku duhej të kryente shërbim social në kuadër të dënimit për ngarje makine në gjendje të dehur dhe për vjedhjen e një varëseje në një argjendari.
Lohan duhet të rikthehet më 2 nëntor para gjykatëses Stephanie Lautner për të dëgjuar vendimin që pritet të jetë 1 vit burg.
Lautner këshilloi aktoren që të kryente 16 orë punë në shërbim të komunitetit deri në këtë datë në mënyrë që të përfitojë një ulje të dënimit.
Top Channel