Boateng zgjon “Djallin”

23/10/2011 00:00

Një përmbysje e pabesueshme e rezultatit ndaj Lecce i jep tre pikët Milanit në javën e tetë të Serisë A.

Kuqezinjtë fitojnë 3-4 pasi mbyllën pjesën e parë në disavantazhin 3-0 në transfertë falë një tregolëshi të Kevin Prince Boateng dhe golit të Mario Yepes.

Giacomazzi, Oddo (me 11-metërsh) dhe Grosmuller shënuan të parët për verdhekuqtë, por futja në pjesën e dytë e mesfushorit ganez, që zëvendësoi Robinhon, ndërroi tërësisht ndeshjen e Milanit.

Boateng shënoi 3 gola në minutat 49, 55 dhe 63 duke barazuar rezultatin. Në minutën e 83 vjen goli i fitores për kuqezinjtë i shënuar nga mbrojtësi Mario Yepes pas një krosimi të Cassanos.

Milan me këtë triumf arrin kuotën e 11 pikëve në renditjen e Serisë A.

Udinezee vetme në krye

Udineze ka marrë e vetem kryesimin e Serisë A, pas së pastër, 3 me zero përballë Novarës.

Golat për friulianët, që e shohin veten në kuotën e 15 pikëve, 2 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, u shënuan nga Di Natale, 33’,  50’ dhe Domizi në të 77-n.

Ndërkohë, në San Siro, një gol i Tiago Motës në minutën e 34 të pjesës së parë, i ka mjaftuar Interit për të marrë 3 pikë me mjaft vlerë përballë Kievos, pikë këto që i ngjisin zikaltërit në kuotën e 7 pikëve.

Po 1-0 ka fituar edhe Roma në Olimpiko përballë Palermos. Goli për verdhekuqtë që ngjiten në 11 pikë, u shënua nga Erik Lamela që në minutën e 8 të takimit.

Në ndeshjet e tjera, Napoli nuk shkoi dot më shumë se një barazim në transfertë përballë Kaljarit, Siena mposhti Cezenën 2-0, ndërsa Atalanta merr një tjetër fitore, këtë herë në transfertë përballë Parmës.

Në mbrëmje luhet Bolonja-Lacio, që mbyll javën e Serisë A. 

Top Channel