Vdes trashëgimtari i fronit arabosaudit

22/10/2011 08:45

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Sultan bin Abdulaziz al Saud ka vdekur, deklaroi papritmas televizioni shtetëror në mëngjesin e së shtunës. Informacione të tjera të mëparshme për përkeqësimin e shëndetit të tij ishin mbajtur të fshehta.

Vëlla nga babai me Mbretin Abdullah, ai ishte pretendi i parë për fronin e vendit më të madh prothues të naftës. Ai ishte njëkohësisht edhe Ministër i Mbrojtjes dhe i Aviacionit.

80-vjeçar, al Saud ndërroi jetë nga shkaqe natyrore. Në vitin 2004, ai u diagnostikua me një tumor në shtyllën kurrizore. Besohet se ishte shtruar gjatë javëve të fundit të jetës në një spital në Nju Jork, ku në korrik iu nënshtrua një operacioni.

Ishte oborri mbretëror ai që nëpërmjet një komunikate informoi lajmin i pari. “Me hidhërim dhe trishtim të thellë, ruajtësi i dy qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, Mbreti Abdullah lajmëron për largimin nga kjo botë e Princit Abdulaziz”, shkruhej në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA