Obama: Të mbetet në fuqi taksa mbi pagën

22/10/2011 18:40

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i kërkoi të martën Kongresit që të miratojë shtyrjen e një takse mbi pagën, e cila duhet të skadonte në fund të këtij viti.

I ndodhur në shtetin e Nju Hempshajërit, i cili pritet të jetë vendimtar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, Obama theksoi se kjo masë është e domosdoshme, në dritën e masave qeveritare që synojnë shkurtimin e borxhit tepër të lartë.

Vizita e presidentit u realizua një ditë pas një “superkomitet”, me antarë të të dy partive, dështoi në gjetjen e një zgjidhje për reduktimin me 1,2 trilion dollarë të defiçitit.

Demokratët shpresonin të miratohej një program i ri taksimi, së bashku me disa nisma për nxitjen e rritjes së ekonomisë. Republikanët, janë dakord në parim, por kundërshtojnë mënyrat se si do të ndërmerret konkretisht procesi.

Më parë gjatë vitit, një paketë mbi 400 miliard dollarësh e deklaruar nga Obama dhe që duhet të përqendrohej në krijimin e më shumë vendeve të punës, u hodh poshtë nga Senati.

Në fjalimin që duhet të mbajë në Nju Hempshajër, Obama pritet të flasë edhe për projektet e tij të punësimit, një çështje veçanërisht e ndjeshme, duke llogaritur që vendi numëron aktualisht 9% të papunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA