
Piloti spanjoll i Hondës, Daniel Pedrosa, do të niset i pari në garën e nesërme të MotoGP-së, e cila zhvillohet në pistën e Malajzisë. Ai regjistroi kohën më të shpehtë, në provat zyrtare të zhvilluar në mëngjesin e së shtunës.
Menjeherë pas Pedrosës, do të fillojë garën kampioni i saposhpallur i botës, australiani Kejsi Stoner. Italiani Doviciozo zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë, ndërsa do të kompletojë vijën e parë të nisjes, në vendin e tretë.
Shtatë herë kampioni i botës në MotoGP, Valentino Rossi, shumë zhgënjyes gjatë të gjithë sezonit me Dukatin, niset në vendin e nëntë. Gara e ditës së dielë do të shërbejë vetëm për të përcaktuar vendet e larta në klasifikim dhe titullin e konstruktorëve, pasi me fitoren në garën e fundit, Stoner u shpall matematikisht kampion.
Top Channel