Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe rrezikon të qëndrojë dy javë jashtë fushave të futbollit, çka do ta vendoste në rrezik edhe për derbin e Italisë, përballë Interit.
Në portë, në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje përballë Genoas do të jetë Storari, i cili do të luajë edhe në mesjavë ndaj Fiorentinës e me përjashtim të ndonjë mrekullie edhe përballë zikaltërve.
Për bardhezinjtë nuk është i disponueshëm as Vidal, i cili ndonëse i është rikthyer stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës, nuk ka ende formën fizike për të përballuar 90 minuta lojë.
Me këto dy mungesa kryesore, Conte duhet të rikthehet tek skema 4-2-4, me Storarin në portë, Lichtsteiner, Barzagli, Bonucci e Chiellini në mbrojtje, Pirlo e Marchisio në qendër të mesfushës, Pepe e Estigarribia nga krahët dhe Matri e Vucinic në pozicionet më të avancuara.
Top Channel