Bundesliga, Borussia shkatërron Këlnin
22/10/2011 19:20
Një sukses të bindshëm kanë arritur kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, në javën e 10-të të Bundesliga-s.
Të zotët e shtëpisë kanë gjunjëzuar me rezultatin 5-0 Këlnin, me gola të Kagawa, Schmelzer, Kehl dhe Levandowski, autor i një dopiete.
Ndërkohë, në takimet e tjera janë arritur këto rezultate: Hertha BSC-Mainz 0-0; Hoffenheim-Monchengladbach 1-0; Kaiserslautern-Freiburg 1-0; Nurnberg-Stuttgart 2-2; dhe Hamburger-Wolfsburg 0-1.
Java do të vazhdojë të dielën me ndeshjet Bayer Leverkusen-Schalke 04 dhe Hannover-Bayern Munchen.
Top Channel