Siri, 13 të vrarë në protesta

21/10/2011 18:55

Të paktën 13 persona janë vrarë në të gjithë Sirinë pasi protestuesit u kthyhen në rrugë pas lutjeve të së premtes.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, shumica e vdekjeve u regjistruan në qytetin e Homsit.


Vdekja e kolonelit Muammar Gaddafi
në Libi duket se u ka dhënë stimuj sirianëve që protestojnë rregullisht pas lutjeve të së premtes.

Protestuesit kërkojnë fundin e regjimit të presidentit Bashar al Assad dhe nisjen e tranzicionit për të kaluar në një regjim demokratik.

Mbi 3 mijë persona, shumica e të cilëve të paarmatosur, janë vrarë që nga nisja e revoltave në muajin maj.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se 10 nga vdekjet u regjistruan në qytetin e tretë më të madh të vendit, Homs.

Dy civilë të tjerë u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë teksa ishin drejtuar për në një pikë kontrolli në Bab al Siba, ndërsa tjetri në Dera.

Homs, një qytet me rreth një milion banorë, ka qenë vatër e demonstratave popullore që nga nisja e tyre.

Për shkak të numrit të lartë të viktimave Damasku zyrtar ka marrë shumë paralajmërime nga faktori ndërkombëtar.

Në këto paralajmërime janë përfshirë edhe Rusia e Kina, që të dyja në fillim të muajit bllokuan miratimin e një rezolute kundër saj në OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA