
Nën moton ‘Një anëtar, një votë’, në selinë e Partisë Socialiste në
Tiranë, gjithcka është gati për të nisur te shtunën votimin
përzgjedhës, të 800 delegatëve pjesëmarrës, në kongresin e 5 Nëntorit.
Janë 385 njësi zgjedhore në të gjithë Shqipërinë ku do të kryhet procesi
votimit.
Që prej disa ditës baza materiale i është dërguar seksioneve të PS nëpër rrethe.Deputeti Saimir Tahiri flet për rëndësinë e këtij procesi.
“Që pas ndryshimeve të fundit në statutin e Partisë Socialiste, ku është vendosur që kryetari i partisë dhe delegatët e kongresit, si forumi më i lartë vendimmarrës i Partisë Socialiste të zgjidhen përmes parimit “Një anëtar, një votë”, nesër janë të thirrur të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, për të votuar dhe për të shprehur vullnetin e tyre, në lidhje me përfaqësuesit e deleguar në Kongresin e Partisë Socialiste. Duhet t’i japin votën e tyre për programin politik të Partisë Socialiste dhe për reformën në statutin e Partisë Socialiste. Këto janë dy elemente dy shumë të rëndësishëm: i pari ka të bëjë me rrugën që do të ndjekim ne deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe me parimet, principet dhe vlerat që ne ndajmë si socialistë dhe progresistë, ndërsa reforma në statut, ka të bëjë me mënyrën se si do të organizohemi dhe cfarë aseti do të përdorim për të shkuar deri në zgjedhje dhe për t’i fituar ato”, shpjegoi Tahiri.
Një pikë e rëndësishme e Kongresit është miratimi programit politik.
“Janë ngritur prej kohësh dy grupe pune me ekspertët më të mirë të Partisë Socialiste dhe ekspertë të tjerë, dashamirës, simpatizantë të PS-së, të cilët po punojnë si në planin e reformës në statut dhe në reformën organizative të Partisë Socialiste, ashtu edhe në ndërtimin e një programi politik gjithëpërfshirës, por njëkohësisht edhe ambicioz për të ardhmen. Puna do të përfundojë në afatin e përcaktuar, për t’i dhënë kohë delegatëve për t’u njohur me të dy dokumentat”, tha Tahiri.
Votimi nis nesër në ora 8:00 të mëngjesit dhe mbyllet në ora 16:00.Numri i delegatëve është gjithsej 1500 të cilët në kongres do të votojnë edhe për asamblenë e re të PS.
Top Channel