Milani kërkon Anelkanë në janar

21/10/2011 10:40

Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur se në merkaton e janarit kuqezinjtë do të përpiqen të përforcojnë mesfushën, por papritmas, një sulmues si Nicolas Anelka është vendosur në qendër të vëmendjes së kuqezinjve.

Sipas asaj që zbulonte uebsajti “talksport”, përfundimi i afërt i kontratës së francezit e shndërron atë në një “okazion” të merkatos, rast nga ato që Milani i gjuan me vëmendjes. Në fakt, tre milion euro do të mjaftonin për të kaluar 32-vjeçarin në “San Siro”.

Një vit më parë, kampionët e Italisë në fuqi ishin skuadra më aktivive italiane në merkaton e janarit, gjatë së cilës mbërriti Cassano, Van Bommel dhe Emmanuelson. Aktualisht, tek Chelsea, Anelka është lënë jashtë planeve të Vijas Boasit, i cili beson më shumë tek sulmuesit e tjerë, si Torres, Lukaku e Drogba.

Megjithatë, në mënyrë që marrëveshja të konkretizohet, kuqezinjtë duhet të mposhtin ofertën e milionerëve të Paris SG dhe Anzhit. Ndërkohë, vazhdojnë planet edhe për gjetjen e mesfushorit të kërkuar. Braziliani Casemiro, suedezi Eriksen dhe Montolivo janë opsionet që qarkullojnë në mendjen e drejtuesve të kuqezinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA