Trajneri i Italisë kampione bote në vitin 2006, Marcelo Lippi, mund të shndërrohet në drejtuesin e ri të skuadrës çeçene të Anzhit, informoi gjatë të premtes një gazetë ruse, duke cituar “burime të sigurta” brenda klubit.
Për momentin, skuadra drejtohet nga i famshmi Roberto Carlos, i cili nëse Lippi do të mbërrijë, do të kalojë në rolin e ndihmëstrajnerit dhe lojtarit. Së bashku me trajnerin, pronari miliarder Kerimov duket se do t’i bëjë një ofertë edhe mbrojtësit Marco Materazzi.
Kontaktet midis skuadrës së vendosur në Dagestan dhe Lippi duket se kanë pak ditë që janë vendosur dhe ndonëse trajneri ndodhet me “pushime të zgjatura”, ai duket i tunduar nga oferta e majme prej 3,5 milion eurosh që i është vendosur mbi tavolinë.
Tek Anzhi, Lippi do të gjente Eto’onë dhe një buxhet stratosferik për të investuar në merkato për emra të rëndësishëm, midis të cilëve përflitet Tevez, Sneijder apo Seedorf.
Top Channel