Një shtetas irlandez, i akuzuar për përfshirje në një kontrabandë armësh për fraksionin terrorist Real IRA, është shpallur fajtor dhe dënuar me 12 vjet burg.
Michael Campbell, 39 vjec, nga Konteja Luth, u arrestua nga shërbimet sekrete të MI5 në vitin 2008, gjatë një operacioni kundër trafikut të armëve nga Lituania.
Ai u dënua për mbështetje të grupit terrorist, armëmbajtje pa leje dhe përpjekje për kontrabandimin e tyre.
39-vjecari mohoi akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se MI5 e kishte futur në kurth dhe se ishte vetëm viktimë e një komploti.
Procesi gjyqësor ndaj tij nisi në gusht të vitit 2009 në Vilnius. Campbell ishte filmuar fshehurazi duke testuar një armë zjarri në një fshat të Lituanisë, ku dhe ishin përgjuar disa biseda të tij.
Në një prej bisedave të përgjuara, ai dëgjohej teksa fliste për vendosjen e një bombe në Londër. Ai thoshte se i duheshin armë për t’i përdorur kundër “britanikëve”.
Sekretari i Shtetit në Irlandën e Veriut, Oëen Paterson mirëpriti vendimin, duke thënë se ai është rezultat i një bashkëpunimi të sistemeve të vendeve të ndryshme të Evropës.
Top Channel