Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij e
famshme, Carla Bruni, e kanë quajtur Giulia vajzën e tyre të
sapolindur, u mësua të premten.
Ishte modelja dhe këngëtarja me origjinë italiane, ajo e cila nëpërmjet një rrjeti shoqëror falenderoi të gjithë njerëzit që e mbështetën në këtë lindje, në të njëjtën kohë që zbuloi edhe emrin e foshnjes.
”Jam shumë e prekur nga mesazhet e shumta të urimit që më kanë mbërritur që prej lindjes së Giulias”, shkruante Carla. “Bashkëshorti im, bashkohet në falenderimet më të ngrohta për të gjithë këtë mirësi”.
Ditën e enjte, pas një takimi me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, Sarkozy u shpreh “thellësisht” i lumtur, por në të njëjtën kohë kërkoi që ta mbante personal gëzimin e tij, për të mos ndikuar në përqendrimin e tij në çështjet shtetërore.
”Champs-Elysee” mbajti heshjen gjatë të gjithë shtatzanisë së Zonjës së Parë të vendit, pavarësisht interesit të madh të francezëve dhe medias rreth ngjarjes.
Top Channel