BB: Politika dënon ekonominë

21/10/2011 00:00

Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenia Lvovski komenton në një
intervistë për Top Channel, raportin e sapopublikuar “Si të bësh biznes”
dhe gjetjet e tij kryesore për Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë progres të mirë, në mbrojtjen e investitorëve dhe ne aksesin në kredi, por gjithashtu është përmirësuar edhe një numër tjetër treguesish që mat raporti ynë. Në të njëjtën kohë, raporti identifikon një numër fushash, ku duhet të bëhet më shumë. Kjo përfshin edhe ato fusha ku Shqipëria është përmirësuar, sic është regjistrimi i pronave apo fusha të tjera. Megjithatë ajo që është e rëndësishme, është se në vlerësimin tonë Shqipëria ka qenë dhe vijon të mbetet i fortë reformues”, tha Lvovski.

Por cilat jane ato fusha që demtojnë klimën e biznesit në vend dhe për të cilat Shqipëria renditet shumë pas vendeve të tjera, që konkurojnë në tregun global të investimeve?

“Nëse shikon raportin, disa përfundime të rëndësishme që dalin, janë nevoja për të vazhduar përmirësimin në regjistrimin e pronës, ku edhe pse ka bërë përmirësime, Shqipëria sërish renditet shumë mbrapa dhe ka akoma shumë hapësirë për të përmirësuar. Lejet e ndërtimit, pagesa e taksave dhe sigurimi i energjisë janë të tjera fusha, ku Shqipëria ka shumë për të bërë”, tha drejtoresha.

Raporti i biznesit qe publikon Banka Boterore fokusohet vetem ne nje numer te caktuar treguesish qe ndikojne klimen e biznesit. Por ka edhe nje faktor tjeter qe raporti nuk e mat, por qe klima e biznesit ne vend po e vuan prej disa vitesh.

“Stabiliteti politik është i rëndësishëm për gjithcka, përfshirë investimet private. Po them atë që Banka Botërore dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta thotë prej kohësh, politizimi eksesiv dhe ekstremist nuk është i mirë për zhvillimin ekonomik të vendit”, thekson zonja Lvovski.

Top Channel