“Gjyshër të Rinj”

21/10/2011 20:10

“Gjyshër të rinj” është dokumentari i realizuar nga Donika Mustafaj, i cili u shfaq në sallën e Akademisë së Arteve.

Një dokumentar artistik me temë sociale, që trajton brezin e ri të gjyshërve në shoqërinë vendase.
 
Në këndvështrimin e autores, gjyshërit e rinj janë dinamikë, me shëndet të mirë, shtrojnë ende sfida para vetes, çka do të thotë një jetë aktive, vazhdojnë të punojnë dhe janë më mirë ekonomikisht se fëmijët e tyre.

Dokumentari i Donika Mustafajt sjell një portret të përgjithshëm të gjyshërve, por me kujdesin për të dhënë edhe individualitetin e secilit prej tyre.

Janë marrë shembuj nga gjyshër të njohur e të panjohur, që i përkasin 50-vjeçarëve të sotëm. Disa prej tyre: Arta Dade, Vera Isaku dhe Ilir Goci.  

Gjyshër të rinj, të cilët janë produkt dhe reflektim i ndryshimeve shqiptare.

Ai brez, që pas viteve 90, duke qenë më energjik dhe më i kthjellët se prindërit e tyre, mbajtën barrën kryesore të ngjarjeve të mëdha që shënuan kthesën e madhe në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA