Tre të plagosur në Shkodër

20/10/2011 01:00

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit “Ura e Thive”.

Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku nga automjeti i tyre në drejtim të lokalit, duke lënë tre të rinj të plagosur.

Ende nuk dihen autorët dhe motivet që kanë cuar në këtë ngjarje të rëndë. Forcat të shumta policie shkuan në vendgjarje, ndërsa të plagosurit mësohet se janë Fran Ndrecaj 20 vjec, Nikolin Lika 18 vjec dhe Mark Kroni 21 vjec.

Sipas informacioneve, të tre të rinjtë e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, pasi janë plagosur në këmbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA