Spanjë, ETA deklaron shpërbërjen

20/10/2011 19:30

Grupi separatist bask, “ETA”, lajmëroi pasditen e së enjtes shpërbërjen e tij zyrtare dhe dhënien fund të fushatës 40-vjeçare të vrasjeve dhe terrorizmit.

Në një deklaratë të publikuar për shtyp, “ETA” kërkonte që si përgjigje e aktit të tyre, qeveria spanjolle dhe ajo franceze të përgjigjeshin me një proces dialogu për të zgjeruar të drejtat e popullsisë baske në të dy këto shtete.

Qeveria spanjolle ende nuk është përgjigjur zyrtarisht. Më parë gjatë javës, një konferencë me figura të rëndësishme politike ishte mbledhur në Spanjën veriore, për të ndërmjetësuar fundin e vatrës së fundit të një konflikti në Europë.

”ETA” kishte lajmëruar për një armëpushim që në janar 2011, ndërsa më vonë gjatë vitit, me vetdeklarimin e shpërbërjes së një partie radikale baske, nisën të qarkullonin zëra për pushimin e të gjithë aktiviteteve.

Në deklaratën e publikuar nga grupimi separatist bask, shkruhet se në kushtet e reja historike dhe politike që janë krijuar, vazhdimi i një lëvizje të armatosur për më shumë të drejta për popullsinë baske nuk është më i logjikshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA