
Kthimi në krye të Kremlinit i kryeministrit rus Vladimir Putin mund të jetë i rrezikshëm për biznesin në Rusi.
Qëndrimi në fjalë është i një grupi investitorësh i njohur si Evraz Group, aksioneri më i madh i të cilit është oligarku Roman Abramovich.
“Frika e Abramovich. Kthimi i Putin në Kremlin përbën një rrezik për biznesin”, është titulli i së përditshmes “Vedomosti”.
Evraz Group, i cituar nga gazeta, parashikon se zgjedhjet e ardhshme mund të sjellin një përkeqësim të situatës.
Rikthimi i Putin në krye të shtetit shihet me frikë edhe nga biznesmenë të tjerë që nuk bien dakord me politikat e tij dhe që kanë përfunduar prapa hekurave, si Mikhail Khodorkovsky.
Por presidenti aktual i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi të mërkurën se nga kthimi i Putin nuk ka asnjë rrezik.
Ndërsa vetë kryeministri, në një deklaratë të bërë pak ditë më parë thoshte se rizgjedhja e tij nuk është një fakt i kryer.
Por Abramovich, pasi ka prishur relatat me ish-agjentin e KGB-së, druhet për jetën e tij, aq shumë saqë jeton i rrethuar nga rreth 30 truproja dhe lëviz me automjete të blindurara.
Gjithashtu, pak vite më parë pronari i klubit londinez Chelsea bleu disa nëndetëse të vogla, të cilat i vendosi pranë jahtit të tij për të pasur mundësi arratisjeje në rast rreziku.
Top Channel