Meta përgënjeshtron Frattini-n

20/10/2011 00:00

Gazeta ‘La Repubblica’, e cila solli e para per publikun italian
çeshtjen e takimit tresh Frattini-Meta-Lavitola, të enjten vazhdon te
investigoje mbi rastin.

E perditshmja boton nje interviste te ish-ministrit te Puneve te Jashtme Ilir Meta, per ta zbardhur te verteten mbi fotografine e realizuar gjate takimit zyrtar ne Farnesina, takim ku me sa deshmon fotografia e realizuar nga Top Channel, ka qene i pranishem edhe Lavitola.

Behet fjale per nje biznesmen me nje te shkuar te erret, e me te tashme disi me te qarte. Aktualisht ai eshte i ikur nga Italia per t’i shpetuar nje urdheri arresti.Ne intervisten e tij, dhene gazetarit te njohur Daniele Mastrogiacomo, Ilir Meta thote shkurt : “Nese ai zoteri ka qene atje, dikush e ka autorizuar”.

Ngulmimit te gazetarit ai i pergjigjet se nuk mban mend kush eshte personi ne fjale.Si per te mbyllur rrethin, gazeta ka vene ne versionin e saj online regjistrimin e telefonates mes Lavitola-s dhe Ilir Metes, te kryer vetem nje dite perpara takimit ne seline e Ministrise se Puneve te Jashtme italiane. Nepermjet shefit te kabinetit, person qe Meta i kalon ne telefon biznesmenit italian, takimi lihet per ne Farnesina dhe me pas per nje darke.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta