Lindsay Lohan ka humbur lirinë me kusht dhe mund të kalojë sërish disa kohë në burg.
Me sa duket aktorja ka shkelur disa herë rregullat e lirimit me kusht. Lohan është përjashtuar nga qendra për gratë me të ardhura të pakta në Los Angeles, ku duhej të kryente shërbim social në kuadër të dënimit për ngarje makine në gjendje të dehur dhe për vjedhjen e një varëseje në një argjendari.
Protagonistja e ‘Mean Girls’ u largua nga salla e gjyqit shumë e trishtuar, e shoqëruar nga policia. Avokatja e saj pagoi më pas 100 mijë dollarë për lirimin e përkohshëm.
Tashmë Lohan duhet të rikthehet më 2 nëntor para gjykatëses Stephanie Lautner për të dëgjuar vendimin që pritet të jetë 1 vit burg.
Lautner këshilloi aktoren që të kryente 16 orë punë në shërbim të komunitetit deri në këtë datë në mënyrë që të përfitojë një ulje të dënimit.
Top Channel