Jon Bon Jovi ka treguar edhe një herë anën e tij solidare duke hapur një restorant shumë të veçantë.
Sipas ‘The Guardian’, këngëtari ka inauguruar një restorant të quajtur Soul Kitchen ku njerëzit mund të gjejnë ushqim më të mirë se ai i fast-food-eve me çmime të ulta. Filozofia e këtij restoranti, që u hap të mërkurën në Red Bank të Nju Xhersit, është “paguaj aq sa ke”.
Klientët e këtij restoranti mund të paguajnë ushqimin e tyre me para ose duke bërë një shërbim për komunitetin. Bon Jovi thekson se nuk bëhet fjalë për një restorant bamirësie.
“Në një kohë që një në pesë lagje është e varfër dhe një në gjashtë qytetarë amerikanë nuk e ka të siguruar ushqimin ka ardhur koha që të ngremë restorante të tilla të bazuara në punën e komunitetit për komunitetin”, u shpreh Bon Jovi.
Top Channel