“The Voice of Albania”, show i talenteve, nis nga mbrëmja e së premtes rrugëtimin prej 17 javësh në kërkim të zërit të Shqipërisë.
“Pas një interesimi kaq të madh që kemi patur në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ju garantojmë një spektakël të mrekullueshëm. Katër personalitetet e muzikës do ta kenë të vështirë për të përzgjedhur zërat, por edhe publiku nuk do ta ketë të lehtë”, shprehet Rezart Aga, autori i spektaklit.
Janë katër trajnerët që do të përzgjedhin artistët dhe më pas do t’i bëjnë ata pjesë të grupeve të tyre për të vazhduar garën që do të përzgjedhin më të mirin. Janë katër zëra të njohur në Shqipëri e jo vetëm: Miriam Cami, Elton Deda, Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri.
Takuam dy prej tyre për t’u kërkuar kriterët që ata do të kenë në përzgjedhjen e talenteve.
“The voice of Albania” “Do të jetë autentik, një njeri i thjeshtë që të jetë i gatshëm për të mësuar, bashkëpunuar. Ka rëndësi që të ketë talent”, shprehet Miriam Cami.
“Kriteret e mia janë normale: të ketë shtrirje vokale sa më të mirë, një stil të vetin të përcaktuar dhe të jetë korrektë”, thekson Elton Deda.
Prezantues i ‘The Voice of Albania’, me një sërë eksperiencash në programe muzikore: Ledion Liço: “Ky program shikon anën cilësore të talenteve. Jam i sigurt që në familjet e çdo shqiptari do të krijohet një emocion i veçantë.”
Top Channel