Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s zhvlerësoi aftësin e Spanjës për shlyerjen e borxhit me 2 nivele.
Vendimi i Moody’s vjen pas atij të Standard & Poor’s, që disa ditë me parë ndërmori të njëjtin hap. Agjencia zbriti Spanjën nga niveli Aa2 në A1.
Moody’s argumenton zhvlerësimin me masat e ndërmarra nga vendet e eurozonës, të cilat sipas saj janë të pamjaftueshme dhe nuk ngjallin besueshmëri në tregje.
Në orët e para të ditës së martë, Moody’s paralajmëroi se po shqyrton mundësinë e zhvlerësimit të Francës, e cila për momentin qendron në AAA.
Analizë
Per Spanjen, ky eshte zhvleresimi i trete ne 13 muaj.Goditja e re Moody`s shton presionet mbi lideret europiane per progres te shpejte sa i takon gjetjes se nje zgjidhjeje per krizen e borxhit, ose te perballen ndryshe me kostot e padurueshme te huamarrjes.
“Nese Eurozona nuk e gjen dot rrugedaljen nga kjo situate, ekonomia e katert me e madhe e saj do ta gjeje veten ne telashe serioze”, thone analiste te MF Global ne New York.
Investitoret kane nisur numerimin se prapthi per samitin e krereve europiane kete fundjave, te konsideruar vendimtar per krizen. Por a do t’i jape ai fund sages se borxhit ne kontinentin e vjeter? Berlini qe tani i ka zbehur pritshmerite nga samiti.
Jo me larg se kete fundjave, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, premtoi pas takimit të G20-s në Paris se vendet e Eurozonës do të paraqisnin një paketë të zgjeruar për zgjidhjen e krizës së borxheve. Ne media u fol madje për një “masterplan” gjermano-francez”, por Berlini ka shkelur frenat, duke thene se ngerci nuk zgjidhet me nje pakete masash. Menjëherë bursat e Frankfurtit e New York-ut reaguan me humbje. Receta e duhur ende nuk po gjendet.
Top Channel