Makina dhuratë për policinë shqiptare

19/10/2011 00:50

Qeveria holandeze e orientuar nga OSBE-ja i ka dhuruar policisë shqiptare pesë automjete për menaxhimin dhe kontrollin e turmave apo trazirave të mundshme.

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani u shpreh gjatë ceremonisë se OSBE vazhdon të kontribuojë në luftën e policisë shqiptare ndaj krimit si dhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Volfarth deklaroi se, ceremonia kujton një nga ditët me tragjike të vendit, atë të 21 janarit ku katër shqiptare humbën jetën. Sipas Volfarth, sistemi shtetëror ende vazhdon të sfidohet nga pasojat e kësaj ngjarje.

Volfarth në fjalën e tij u shpreh se, menjëherë pas protestave të dhunshme OSBE vendosi t’i afrojë asistencë policisë së shtetit në mënyrë që të garantohet një përballim më i mirë i protestave të dhunshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA