Ndërsa zërat për një lidhje të mundshme midis Jennifer Lopez dhe aktorit Bradley Cooper janë bërë më të fuqishme se kurrë, këngëtarja deklaroi publikisht se nuk ka ndërmend të flasë më për asnjë prej lidhjeve të saj të ardhshme.
E ftuar në një studio televizive, 42-vjeçarja deklaroi se: “Si nënë, përparësia ime absolute janë fëmijët. Për këtë arsye, nuk kam ndërmend të komentojë asgjë rreth jetës sime private, deri sa të rikthehem në një lidhje serioze përsëri. Do të ishte shumë turbulluese për fëmijët, prandaj kam marrë këtë vendim”.
Javën e shkuar, Jennifer mbuloi fytyrën e saj ndërsa u fotografua në makinë me Cooper. Ndonëse ata janë parë disa herë duke frekuentuar njëri-tjetrin, të dy pretendojnë se të gjithë takimet kanë patur vetëm “arsye profesionale”.
Top Channel