Lë pas Amy-n, Zoti Winehouse rikthehet në punë
19/10/2011 18:10
Tre muaj pas vdekjes tragjike të një prej këngëtareve më të talentuara në botë, Amy Winehouse, babai i saj më në fund arrin të gëlltisë dhembjen dhe të paraqitet në punë.
60-vjeçari Mitch, i shkatërruar nga humbja e vajzës në moshën 27-vjeçare si pasojë e një mbidoze, dukej ende tepër i goditur, por përsëri arriti të japë një buzëqeshje të mirësjellshme për të gjithë fotografët, që prisnin këtë rast.
Taksist në profesion, Zoti Winehouse lajmëroi për ngritjen e një memoriali në kujtim të vajzës, ndërsa shtoi se të gjitha të ardhurat që do të grumbullojë nga shitja e disa këngëve të papublikuara të Amy, do të shkojnë në fondacionin që ai ka krijuar dhe që i kushtohet luftës kundër varësisë nga droga.
Top Channel