Kina akuzon Dalai Lamën: Inkurajon vetvrasje

19/10/2011 20:15

Autoritetet kineze lëshuan akuza ndaj Dalai Lamës, të cilin e konsideruan si përgjegjës për inkurajimin e disa tibetianëve që të kryenin vetvrasje, në pjesë të ndryshme të Kinës.

Pretendimet e Pekinit zyrtar vijnë pasi lideri shpirtëror tiberian ofroi lutje për murgj dhe një murgeshë, të cilët i dhanë fund jetës duke i vënë flakën vetes.

Nuk është ende e qartë se si ndodhi vetvrasja masive, por besohet se ajo shpreh një protestë kundër autoriteteve komuniste, të cilat e konsideruan këtë mënyrë sakrifikimi si “terroriste dhe mesjetare”.

”Pas incidenteve, forcat e pavarura tibetiane në azil dhe grupi i Dalai Lamës jo vetëm që nuk e kritikoi ngjarjen, por bëri të kundërtën, dhuroi lutje dhe shenjtëruan murgjit, duke inkurajuar më shumë njerëz që të ndjekin këtë lloj rruge. Qeveria kineze vetëm mund të shprehë “pështirosje” për këtë qëndrim, i cili nuk respekton jetën dhe dinjitetin njerëzor”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Jiang Yu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA