Franca nis tërheqjen nga Afganistani

19/10/2011 15:20

Franca tërhoqi ditën e mërkurë 200 trupa të tjerë nga Afganistani, duke nisur kështu rikthimin në shtëpi të paralajmëruar nga Parisi që tre muaj më parë.

200 trupa të tjerë do të tërhiqen përpara Krishtlindjeve, si pjesë e planit të NATO-s për të larguar të gjithë prezencën e saj nga vendi deri në 2014-n.

Franca ka aktualisht 4 mijë trupa në Afganistan dhe 75 ushtarë të saj kanë vdekur në Afganistan, që prej fillimit të misionit në 2001-shin.

Disa vende të tjera, përfshi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Belgjika, gjithashtu kanë nisur largimin e forcave të tyre ushtarake nga Afganistani.

”Jemi duke bërë një tërheqje proporcionale”, u shpreh Ministri Francez i Mbrojtjes, Gerart Longuet, për mediat vendase. “Zonat nga të cilat largohet prezenca jonë, i kalojnë fillimisht në dorë ushtrisë afgane”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA