Minatoret e Bulqizës bojkoktuan punën të mërkurën në minierë, në shenjë proteste për tragjedinë e një dite më parë. Po ashtu u zhvillua edhe ceremonia e varrimit te minatorit qe humbi jeten, Naim Shyti.

Asnje punetor nuk ka punuar qe nga momenti aksidentit, ndersa ne Drejtorine e Minieres se Bulqizes kane mberritur prokuroret e Dibres, te cilet sekuestruan te gjitha dokumentacionin qe lidhet me punen ne galerite e dhena me koncesion kompanise austriake ACR.

Minatoret hyne ne mengjesin e dates 18 tetor ne nivelin 16 te minieres per te bere ajrimin dhe gjate punes ka ndodhur shperthimi i hidrogjenit qe u clirua nga nje xhep ajri ne galeri.

Nderkohe ne Bulqize eshte mbledhur task forca qe ka analizuar ngjarjen dhe qe ka kerkuar hetimin e pergjegjesive per kete rast, perfshi edhe nje hetim ne galeri. Specialistet e Repartit te Inspektim Shpetim te Minierave nuk kane mundur te hyne ne galeri per shkak se niveli hidrogjenit ishte ne sasi te rrezikshme. Nivele te larta jane verejtur edhe para se te hynte grupi minatoreve ne galeri.

Nga shpërthimi, një viktimë

Një minator u vra dhe 8 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i gazit në një galeri të minieres së kromit në Bulqize.

Galeria ndodhet nën administrimin e kompanise “ACR”, e cila për tre muaj rresht u përball me grevën e minatorëve që kërkonin më shumë siguri në punë.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së martes dhe viktima është 39 vjeçari Naim Shyti, punonjës i grupeve te ajrimit, një pjesetar i rregullt i çdo proteste që minatoret e Bulqizës organizuan gjatë dy muajve të fundit.

Grupi është futur në nivelin 16 për të vendosur sistemin e ajrimit të këtij niveli. Gazmatësi ka diktuar nivele shumë të larta të hidrogjenit dhe ka kërkuar që minatorët të dalin me shpejtesi, por fatkeqësisht një shkëndijë e ka ndezur atë dhe ka shkaktuar shpërthimin tragjik.

Ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë minatorët nga nëntoka. Fillimisht dolën 8 prej tyre, njëri prej të cilëve i vdekur, ndërsa më vonë u gjet edhe minatori i nëntë i plagosur.

Kompania “ACR” ka sqaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi në oren 10, kur grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit.

Pas disa momentesh, kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi.

”ACR” shprehu hidherimin e thellë për humbjen e jetës së punëtorit të ajrimit Naim Shyti. Ndërkohë, Prokuroria e Dibrës, e cila ka nisur hetimet, ka bllokuar të gjithë dokumentacionin e ACR-së.

Edhe inspektimi i galerisë është shtyrë, pasi niveli i hidrogjenit është i lartë, gjë që përbën rrezik dhe miniera është mbyllur.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA