Bruni, orët e fundit përpara lindjes

19/10/2011 18:15

Një turmë gjithmonë e në rritje është grumbulluar përpara një klinike në Paris, ku Carla Bruni, bashkëshortja e presidentit Nicolas Sarkozy, pritet që të lindë nga ora në orë.

Nga ana e tij, presidenti mbërriti për vetëm 20 minuta në klinikën e “La Muette”, për t’u larguar më pas për në Frankfurt, ku do të zhvillohen bisedime rreth krizës së Eurozonës, informuan burime nga Champs-Elysse.

Zonja e Parë e Francës ka një djalë nga një martesë e mëparshme, ndërsa Sarkozy ka tre djem. E përditshmja “Le Figaro” ka informuar se çifti është duke pritur vajzën e parë për secilin, por burimet zyrtare nuk kanë komentuar asnjëherë rreth kësaj ngjarje.

Më parë gjatë tetorit, këngëtarja me origjinë italiane tha në një gazetë se nuk do të pranojë asnjëherë që të pozojë me fëmijën në ndonjë revistë, pasi “ekspozimi në publik është një zgjedhje që një njeri mund ta bëjë vetëm në moshë madhore”.

Ndërkohë, në klinikë janë shtuar masat e sigurisë, me forcat e rendit që kanë vendosur një koordon rreth ndërtesës dhe nuk lejojnë asnjë që të afrohet në një distancë më të afërt se 100 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA