Afrika i shmanget krizës botërore

19/10/2011 16:40

Ekonomia e Afrikës sub-Sahariane pritet të rritet mesatarisht me 5% gjatë 2011-s, informoi Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit për zonën.

Nëse diçka e tillë do të verifikohet, Afrika “e zezë” do të ketë një prej zonave me rritjen më të madhe ekonomike në botë, ndërsa viti i ardhshëm pritet të jetë edhe më i suksesshëm, me parashikimet që flasin për +6%.

Ndonëse kriza botërore ekonomike ka reduktuar investimet e huaja në pjesën më të varfër të planetit, duket se shtetet e ndodhura në këtë rajon i kanë përballuar problemet më mirë nga sa pritej.

Megjithatë, raporti i “FMN”-së shprehte shqetësimin se inflacioni mund të shndërrohet në një problem të madh në të ardhmen. Probleme të tjera janë niveli i lartë i papunësisë, borxhet e mëdhaja familjare dhe forca e dobët blerëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA