Fier, dhunë për politikë

18/10/2011 23:35

Një anëtar i këshillit bashkiak të Fierit ka bërë padi në polici se është dhunuar nga dy persona për arsye politike.

Selman Braçe është këshilltar i Partisë Demokracia Sociale. Ai thotë se së fundmi i kanë bërë presion për të kaluar në radhet e LSI-së, por ai ska pranuar.

Këshilltari thotë se dhuna ka nxitje politike dhe akuzon prefektin e Qarkut Fier, që është i zgjedhur i LSI-së.

Në zgjedhjet për qarqet ka një luftë politike dhe pazare fare të hapura me kalim këshilltarësh nga një parti te tjetra me synimin e marrjes së drejtimit të kreut të këshillit.

Në Fier drejtimin e ka marrë PS, por me ndryshimin e balancave në këshillat bashkiakë, edhe në qark bëhen ndryshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA