Prej vitesh tashmë, 16 tetori, për kompanitë e Top Medias është kthyer
në një festë tradicionale, ku kremtohen nisja e sezonit te ri televiziv
te Top Channel dhe ditelindja e krijuesit te ketyre kompanive, Z. Dritan
Hoxha.
Nga endrrat ne realitet, me nje pune kembengulese e gjithmone ne ndjekje te ideve dhe teknologjive me te fundit, per t’u sjelle shqiptareve ne Shqiperi dhe jashte kufijve te saj, kudo qe ata ndodhen, nje bote televizive prestigjoze dhe ne hap me kohen. Fjalen hapese te festes e mbajti presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha.
“Tani kishte ëndrra të mëdha dhe ëndrrat e Tanit u bënë realitet, pasi ai pati kurajën që t’i ndiqte ato. Kurajo dhe guximi për të ndjekur ëndrrat e tua të japin gjenialitetin, fuqinë dhe magjinë për t’i ulur ato në tokë, për t’i bërë ato të prekshme për të gjithë”, tha zonja Hoxha.
Nderkohe qe zhvillohej festa, ne Top Channel shfaqej nje premtim i Tanit, i bere realitet.
“Krahas emocionit sot ndiej edhe një gëzim tjetër. Në këto momente në “Top Channel” po kthehet realitet një tjetër premtim i Tanit, dokumentari i jetës së Ismail Kadaresë. Jam e gëzuar dhe e lumtur. Faleminderit juve që bëtë realitet premtimin e Tanit. Këto tre vjet kanë qenë një sprovë për kurajën tonë që të ndjekim ëndrrat e tij, por duhet të na shërbejnë edhe si një shembull që të vazhdojmë të ndjekim ëndrrat tona, sepse e ardhmja u takon atyre që besojnë në ëndrrat e tyre dhe që kanë guximin dhe kurajën t’i bëjnë ato realitet.Sepse ëndrra vazhdon!”, tha presidentja e Top Medias.
Top Channel