Kapiteneria konfirmon bllokimin e anijes

17/10/2011 00:00

Pas publikimit të lajmit se një anije e ngarkuar me armë ndodhej e bllokuar në radën e portit të Durrësit, ka ardhur edhe konfirmimi i kapitenerisë.

Burimet zyrtare thonë se anija me flamur moldav dhe pronar shqiptar ishte ngarkuar me armë në Kroaci dhe Malin e Zi dhe kishte destinacion Irakun.

Anija ditën e premte ka kërkuar lejë për të qëndruar në radën e portit. Autoritetet portuale kanë konfirmuar faktin se nuk kanë lejuar futjen e anijes në port për shkak se destinacioni i saj ishte Iraku.

Ndërkohë, drejtoria e policisë së qarkut nuk jep të dhëna nëse ka ndonjë vendim bllokimi, ndërsa mësohet se ndalimin e ka bërë policia kufitare. Jo zyrtarisht thuhet se anija është ndaluar dhe janë bërë verifikime.

Anija aktualisht ndodhet në radë në portin e Durrësit dhe autoritetet nuk e mohojnë ndalimin e saj, por janë shumë të rezervuara në dhënien e informacionit për arsyet e ndalimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB